AGK-ja i bën thirrje FFK-së të organizojë Kuvend të hapur për mediat dhe transparent 

AGK-ja i bën thirrje FFK-së të organizojë Kuvend të hapur për mediat dhe transparent. Në një njoftim AGK-ja tha se pak orë para mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të FFK-së, gazetarët dhe mediat në Kosovë nuk e kanë asnjë informacion për vendin dhe orën e kësaj ngjarjeje

Federata e Futbollit të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka bërë thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që të organizojë Kuvend të hapur për mediat dhe transparent.

Në një njoftim AGK-ja tha se pak orë para mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të FFK-së, gazetarët dhe mediat në Kosovë nuk e kanë asnjë informacion për vendin dhe orën e kësaj ngjarjeje.

FFK-ja do të mbajë Kuvendin gjatë ditës së premte të 27 janarit.

Kështu, AGK-ja AGK-ja, i bën thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që të organizojë Kuvend të hapur dhe transparent, në mënyrë që opinioni të jetë i informuar për vendimet e rëndësishme që do të merren në këtë Kuvend.

“Kjo bëhet akoma më e rëndësishme në kohën kur shtëpia më e madhe e futbollit në vend nuk e ka përfunduar ende procesin e licencimit. Në cilëndo rrethanë, FFK-ja, duhet të krijojë kushtet e nevojshme për raportimin profesional të medieve”thuhet në njoftimin e tyre.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika