AGK-ja i bën thirrje pushtetit : Mos u bëj presion gazetarëve të mediumit publik

AGK-ja ka reaguar pas deklaratave të deputetëve të VV-së, Valon Ramadani dhe Enver Dugolli, për gazetaren e RTK-së, Edona Podvorica, e cila bashkë me mediat e tjera bojkotoi konferencën e djeshme të ministres Hajdari

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se deputetë të Vetëvendosjes i kanë bërë presion publik një gazetareje të RTK-së, e cila të martën bashkë me gazetarët e tjerë bojkotoi konferencën e ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari.

AGK-ja ka theksuar se bojkotin e konferencës e konsideron “si formë legjitime të protestës së gazetarëve dhe medieve, dhe fton partinë në pushtet të mos bëjë presion ndaj gazetarëve të mediumit publik”.

Ndërsa menaxhmentit të RTK-së i ka bërë thirrje që të mos ndikohet nga presionet e pushtetit.

“Deputeti Valon Ramadani ka shkruar se ‘si duket, ky institucion i qenka shmangur obligimit ligjor, duke mos qëndruar në konferencën e Ministres Rozeta Hajdari’. Në vijë të njëjtë ka shkruar edhe deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, kurse të tjerë eksponentë të partisë në pushtet i kanë bërë jehonë këtyre qëndrimeve duke kërkuar largimin nga puna të gazetares”, thuhet në reagim.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika