AGK-ja kërkon nga autoritetet e sigurisë t’i mbrojnë gazetarët që raportojnë nga veriu

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) u ka bërë thirrje autoriteteve të sigurisë të ofrojnë mbrojtje të shtuar për gazetarët që raportojnë nga zona e veriut të Kosovës

Pamje nga ekipet televizive të Kosovës, të cilët kanë mbetur mes protestuesve në Zveçan, 30 maj 2023.

Veturat e ekipit të mediumit televiziv të KOHËS dhe T7 janë demoluar gjatë natës në Zveçan, sipas informacioneve të publikuara nga mediumi.

Në fotografi dhe video të publikuara, shihen xhamat e thyer, gomat e shpërthyera, simbole nacionaliste të shënuara në veturë, si dhe pasqyrat që mungonin.

Mediumi T7 gjithashtu u gjet në të njëjtën gjendje, me simbole nacionaliste serbe të vendosura mbi të, xhama të thyer dhe goma të shpërthyera.

Pamje nga veturat e KOHËS dhe T7, të cilat janë demoluar gjatë natës në Zveçan.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në një reagim në rrjetin social, Facebook, ka shprehur thellësisht shqetësimin e tyre në lidhje me ngjarjen dhe fotografitë/video të dhëna nga këto dy mediume.

Ata u bëjnë thirrje të gjithë kolegëve të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit dhe u kërkojnë organeve kompetente të ofrojnë siguri për gazetarët që raportojnë nga këto komuna.

Po ashtu, AGK-ja ka kërkuar nga autoritetet që të hetojnë me prioritet të gjitha sulmet ndaj medieve që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika