AGK-ja mirëpret vendimin e Gjykatës Komerciale në favor të Klan Kosovës

AGK-ja e ka mirëpritur vendimin e sotëm të Gjykatës Komerciale në Prishtinë, që ka aprovuar ankesën e televizionit Klan Kosova për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve për pezullimin e certifikatës së biznesit nga ana e MINT

AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka mirëpritur vendimin e sotëm të Gjykatës Komerciale në Prishtinë, që ka aprovuar ankesën e televizionit Klan Kosova për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve për pezullimin e certifikatës së biznesit nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në një postim në Facebook, AGK-ja ka vlerësuar se vendimi në favor të televizionit Klan Kosova e mundëson vazhdimin e operimit të punës, përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovës.

“AGK-ja mirëpret vendimin e Gjykatës Komerciale në favor të Klan Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka mirëpritur vendimin e sotëm të Gjykatës Komerciale në Prishtinë, që ka aprovuar ankesën e televizionit Klan Kosova për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve për pezullimin e certifiktës së binzesit nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë.” – shkruhet ndër të tjera në reagimin e AGK-së.

 

AGK-ja, do të monitorojë nga afër procedurat e tjera në vazhdim, me shpresën që epilogu i shpejtë do të përmbyllë këtë episod të përpjekjes së qeverisë për të minuar lirinë e medies në Kosovë.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika