AGK kundërshton kufizimin e hapësirës së punës për mediat në Kuvend

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka kundërshtuar kufizimin e hapësirës së punës për mediat në Kuvend, duke thënë se ky vendim vështirëson raportimin profesional dhe të plotë

Foto nga AGK-ja

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka kundërshtuar vendimin e fundit të Kuvendit të Kosovës që kufizon hapësirën e punës për mediat në këtë institucion.

Siç thuhet në reagimin e AGK-së, gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, të cilët raportojnë nga Kuvendi, kanë njoftuar për një situatë të re të vështirësimeve në kryerjen e detyrave të tyre, pasi u është vendosur një shirit që u pamundëson të marrin pamjen e plotë të Kuvendit dhe deputetëve në punë.

Për këtë AGK-ja ka vlerësuar se kjo masë e ndërmarrë nga Kuvendi është e papranueshme dhe dëmton rëndë raportimin profesional dhe të plotë nga Kuvendi i Kosovës.

Me qëllim të adresimit të kësaj çështjeje, AGK ka bërë një thirrje Kryesisë së Kuvendit për të marrë masa dhe veprime për të lehtësuar punën e gazetarëve në Kuvend.

“AGK-ja e kundërshton fuqishëm këtë vendim, që ka për tentim vështirësimin e raportimit profesional dhe të plotë nga Kuvendi. Ky vendim gjithashtu nuk i kontribuon transparencës për punën e të zgjedhurve të popullit. AGK-ja fton Kryesinë e Kuvendit që të marrë masa për të lehtësuar punën e gazetarëve, pasi që raportimi i tyre nga Kuvendi është në interes të publikut”, thuhet në reagimin e AGK-së, të publikuar në Facebook.

Në ndërkohë, pas këtij vendimi, disa gazetarë në shenjë proteste kanë vendosur  të largohen nga Kuvendi, duke bojkotuar seancën e së enjtes.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika