AGK: Lirohet kameramani i “Betimi për Drejtësi”, u intervistua në cilësinë e të dëmtuarit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka bërë të ditur se është liruar kameramani i emisionit “Betimi për Drejtësi”, Arianit Tahiri.

Tahiri, sipas AGK-së, ishte arrestuar dhe shoqëruar në Policinë e Kosovës sot derisa ishte duke realizuar një hulumtim për dyshimet për keqpërdorim të detyrës gjatë orarit zyrtar të disa prokurorëve.

AGK thotë se e ka mirëpritur lirimin tij pas mbajtjes së tij gjatë ditës në Prizren.

Në njotimin e AGK-së thuhet se media ku punon Arianit Tahiri ka njoftuar se ai është intervistuar në cilësinë e të dëmtuarit.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e mirëpret lirimin e kameramanit të ‘Betimi për Drejtësi’, pas mbajtjes së tij më herët gjatë ditës në Prizren. Media ku punon Arianit Tahiri ka njoftuar se ai është intervistuar në cilësinë e të dëmtuarit, ndërsa dëshmi si dëshmitare për këtë rast ka dhënë edhe gazetarja e ‘Betimi për Drejtësi’, Alberta Hashani”, thuhet në njoftim.

“Betimi për Drejtësi” kërkon nga institucionet e sistemit të drejtësisë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, që të marrin masa që rastet e tilla të pengimit të punës së gazetarëve dhe kameramanëve të mos përsëriten, pasi legjislacioni pozitiv garanton ushtrimin e profesionit të profesionistëve të mediave si dhe mbron në mënyrë adekuate pajisjet e punës së tyre. Njëherit, për gjithë këtë situatë të krijuar, ‘Betimi për Drejtësi’ fton Prokurorin e Shtetit që të adresojë përgjegjësinë e prokurorit Nixha dhe stafit të lokalit në Prizren, që kanosën dhe kundërligjshëm privuan nga liria kameramanin Tahiri”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se AGK-ja i bashkohet kësaj thirrjeje të emisionit “Betimi për Drejtësi” për hetime të plota për incidentin dhe marrjen e masave ndaj të gjithë përgjegjësve në mënyrë që të mos përsëritet në asnjë rrethanë kufizimi dhe frikësimi i gazetarëve gjatë kryerjes së punës së tyre.

Arrestohet kameramani i “Betimi për Drejtësi”, reagon AGK-ja

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika