AGK pret në takim 20 gazetarë finlandezë, vizitojnë Prekazin e Gjakovën

Kryetari i bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, dhe drejtorja ekzekutive, Getoarbë Mulliqi, kanë pritur sot në takim një nga unionet më të mëdha të gazetarëve në Finlandë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se 20 gazetarë nga Unioni i Gazetarëve të Rajonit të Helsinkit kanë vizituar sot AGK-në.

Kryetari i bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha dhe drejtoresha ekzekutive, Getoarbë Mulliqi, kanë pritur sot në takim një nga unionet më të mëdha të gazetarëve në Finlandë, Helsingin Seudun Journalistit.

“Rexha dhe Mulliqi prezantuan para më shumë se 20 gazetarëve misionin dhe punën e organizatës, gjendjen e lirisë së medieve dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë”, ka njoftuar AGK.

Njëherësh, 20 gazetarët kanë treguar edhe eksperiencën e zbatimit të programit unik të AGK-së, e që është ai me strehimin e gazetarëve ukrainas dhe afganë.

Gazetarët, përveç takimeve të zhvilluar me organizatat simotra, kanë vizituar edhe Prekazin, Pejën, Prizrenin dhe Gjakovën.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika