Agon Ramadani emërohet përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës në futsall, Getart Hyseni ndihmëstrajner

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ka përzgjedhur Agon Ramadanin, ish-futbollistin e njohur në postin e kryetarit të Kombëtares A në fustall, ndërsa Getart Hysenin si ndihmëstrajner

Agon Ramadani dhe Agim Ademi

Agon Ramadani, ish-futbollist i njohur i futsallit ka marrë drejtimin e kombëtares A.

Ai u përzgjodh gjatë së premtes të zëvendësonte Arben Simitçiun, i cili u shkarkua nga kjo pozitë.

Ndërkohë, Getart Hyseni ka marrë pozitën e ndihmëstrajnerit.

Ramadani dhe Hyseni ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre në futsall duke qenë pjesë e kampionatit vendor, e duke përfaqësuar Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare.

“Falë kontributit të dhënë si ndihmës trajner në kombëtaren A, i pari i FFK-së e emëroi Agon Ramadanin përzgjedhës të ri. Ai në këtë pozitë e pason Arben Simitçiun me të cilin kishin punuar bashkë tash e disa vite, ndërkaq Getart Hysenin e angazhoi si ndihmës trajner, duke e bërë pjesë të ekipit Kombëtar në futsall”, thuhej në njoftimin e FFK-së.

Nënshkrimi i postit nga Agon Ramadani dhe Getart Hyseni 

Kryetari Ademi u uroi detyrat e reja të dy ish-lojtarëve të futsallit dhe u kërkoi që të punojnë me përkushtimin më të madh që Kosova të arrijë sa më shumë suksese.

Nga ana tjetër, dy të angazhuarit falënderuan kryetarin e FFK-së për besimin e dhënë dhe premtuan se nga përvoja dhe njohuritë e tyre do të japin më të mirën për Kosovën.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika