Tenisti i ri nga Shkupi, Mal Agushi dhe tenistja kosovare, Aja Broqi janë shpallur fitues të turneut memorial “Arben Zeka” qe është mbajtur në Pejë.
Në finale në konkurrencën e meshkujve, Agushi ka mposhtur ish-kampionin e shumëfishtë të Kosovës, Granit Bajraliu me 2-0 ne sete, 7/6 dhe 6/3 .
Në gjysmëfinale, Agushi ishte më i mirë se Melos Nallbani derisa Bajraliu eliminoi Muhamed Zuljin.
N[ konkurrencën e vajzave, Aja Broqi fillimisht në gjysmëfinale ishte më e mirë se Blearta Ukehaxhaj, derisa Broqi e dominoi meçin final duke e mposhtur Marija Djukic pa asnje gem te humbur, 6/0 dhe 6/0.
Turneu është organizuar nga Klubi i Tenisit Peja, Federata e Tenisit të Kosovës dhe Komuna e Pejës dhe është mbeshtetur nga “Prince Caffe”.
Arben Zeka ishte një ndër themeluesit e KT Peja, e i cili tragjikisht ndërroi jetë në vitin 2002 në Kanada, i cili kishte lënë pas vetes dy fëmijë, Nolin dhe Hanën.