Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mimoza Ahmetaj, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti për mënyrën e menaxhimit të granteve.
Në Debat Plus, Ahmetaj theksoi se qeveria aktuale po ndan grante për të afërm dhe kushërinj, ndërkohë që qindra milionë euro grante nga Bashkimi Evropian janë bllokuar për shkak të masave të vendosura ndaj Kosovës.
“Na japin grante kushërinj nga buxheti i Kosovës, ndërkohë që mbi 300 milionë euro grante të BE-së, Kosovës i janë bllokuar për shkaku dhe për të mirat dhe rezultat e arritura nga po kjo qeveri. Në vend si ti marrim gjithë ato grante në funksion për të mirën e vendit. Ne rrimë nën sanksione dhe mbi 300 milionë euro qëndrojnë pezull për më tepër e kemi edhe Fondin e Zhvillimit, i cili u është ndarë të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Kosova për faktin se është nën sanksione është suspenduar edhe nga këto grante…
Për kushërinj grante nga buxheti ndërkohë që në humbim grantet e gjithë Evropës për qytetarin e Kosovës”, ka thënë Ahmetaj.