Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka deklaruar se Kosova gjendet në prag të mbylljes së një viti të vështirë.
Ajo ka theksuar faktin se çakoordimi i plotë i institucioneve deri te mungesa e një konsensusi nacional, vendi po shfaq një skenë politike të tensionuar dhe të papërcaktuar.
Kështu është shprehur ai në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjinit, ku po diskutohej lidhur me diplomacinë kosovare që nuk ka sjellë asnjë njohje për Kosovën sivjet.
“Jemi dëshmitarë të një çakoordimi komplet të institucioneve të vendit, si dhe të mungesës totale të një konsensusi nacional. Jemi duke e parë një punë të mangët të Kuvendit të Kosovës kur shumica e nismave ligjore dhe ligjeve ngecin për shkak të mungesës së kuorumit”, ka thënë Ahemtaj.
Tutje, ajo ka theksuar se asnjë gjë dhe asnjë parametër pozitiv nuk është duke e shënuar mbylljen e këtij viti për ta ushqyer politikën e Jashtmë të vendit.
“Nuk kemi asnjë njohje, nuk kemi avansuar në asnjë process për anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare, ne flasim për anëtarësim në BE, ndërkohë që Bashkimi Evropian na ka sanksionuar”, vijon ajo.
Sipas saj, në secilin sektor dhe segment të politikës së jashtme, Kosova ka dështuar.
“Rreziku i lënies në harresë, Bashkimi Evropian vitin e ardhshëm do të jetë në zgjedhje sikurse ShBA-të, dhe për një kohë ne do të lihemi komplet anash për më tepër e dëgjoja vazhdimisht kërkesën që të na hiqen sanksionet, por kur, pasi Bashkimi Evropian nuk do ta kthejë kokën dhe të mendojë nga Kosova”, ka thënë Ahmetaj.
Tutje, ajo së fundi ka uruar për liberalizimin e vizave për Kosovn, duke theksuar faktin se ky është një sukses i vonuar i Kosovës.
“Liberalizimi i vizave është sukses i vonuar i Kosovës dhe jo më pak për fajin tonë, për shkak se ne vetë e kemi penguar në disa raste, ne e kemi mbajtur peng qytetarin e vendit që të mos ta gezojë këtë të drejtë deri më tani”, ka përfunduar Ahmetaj.