Ahmetaj për deklaratën e Macron: E përdori sepse e dinte që është pika më e dhimbshme –Qeveria dështoi përballë BE-së

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka deklaruar se paralajmërimet e presidentit francez Macron u përdorën nga ai ngase e dinte që integrimi evropian ishte një pikë e dhimbshme për qytetarët e Republikës së Kosovës.

E ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Ahmetaj ka deklaruar se Kosova ka shënuar regres në procesin e saj drejt integrimit evropian.

“Ne po e shohim për vite të tëra se Kosova në vend se të avanconte me integrimin në Bashkimin Evropian, ne kemi shënuar regres të dukshëm gjë e cila i ka shtyer 27 shtete të BE-së të vendosin sanksione ndaj Kosovës. A mund të paramendoni sa e vështirë është mobilizimi i gjithë mekanizmit të BE-së që një shteti si Kosova, e cila e ka mbi 95 përqind të popullit pro integrimit evropian t’i vendosen sanksione? Për një veprim të tillë kërkohet me të vërtetë mobilizim, duhet me të vërtetë frustim që Kosovës t’i qasen në këtë formë…Macron e ka përdorur një deklaratë të tillë, sepse e diti që është pika më e dhimbshme, e cila e ka tronditur opinion publik në Kosovë dhe qytetar”, ka deklaruar Ahmetaj.

Kjo e fundit ka deklaruar se qytetari do të jetë ai që do paguajë çmimin, por gjithashtu i njëjti që duhet të reflektojë nga procesi zhvillimor i Kosovës ndër vite.

“Është e dhimbshme. Në fund të ditës, ai që do ta paguajë këtë çmim dhe këtë sanksion ekstra është qytetari i Kosovës. Uroj që çdo qytetar që vjen te kutia e votimit të reflektonte se ku ka arritur Kosova”, ka deklaruar ajo.

“BE kërkon kohë derisa një ide të vijë deri te vendimi final për t’u implementuar. Megjithatë, më tepër se kaq unë e shoh si një betejë të humbur për Kosovën, për Qeverinë e Kosovës përballë BE-së që të gjitha urat e bashkëpunimit që ishin ndërtuar, funksionale, ne i kemi prishur dhe e vetmja mënyrë si komunikojnë shtetet e caktuara dhe liderët evropianë është përmes deklaratave për shtyp apo takimeve të caktuara”, ka deklaruar ajo.

Presidenti Macron kishte paralajmëruar disa ditë më parë dy palët e dialogut Kosovë-Serbi për “papërgjegjësinë” e treguar.

Ai ka përmendur edhe zotimet e Francës dhe Gjermanisë për të ndihmuar në politikat e vizave dhe çështjet ekonomike, por ka bërë të qartë se këto zotime do të jenë në rrezik nëse palët në konflikt nuk sillen me përgjegjësi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika