Ahmetaj: Programi i PDK-së afekton drejtpërdrejtë jetën e qytetarit përmes zhvillimit ekonomik dhe investimeve në arsim

Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj ka kritikuar qeverinë për qasjen ndaj institucioneve të pavarura të drejtësisë. Ajo gjithashtu ka thënë se programi i PDK-së në krye me mandatarin e tyre për kryeministër Bedri Hamzës do të ndikoj drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës përmes investimeve në arsim dhe zhvillimit ekonomik

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mimoza Ahmetaj ka kritikuar qeverinë sa i përket kritikës së tyre ndaj institucioneve të pavarura të drejtësisë si Gjykatave dhe Prokurorisë.

Kosova ka mbërri me krijua institucione mjaftueshëm stabile dhe të pavarura ka thënë ajo.

”Sidomos të drejtësisë të cilat e kanë edhe këtë mandat, ju pëlqeu apo jo(partisë në pushtet) do të vjen momenti qoftë qytetari i Kosovës me votën e vet do t’ja tregoj vendin, meritën, shpërblimin apo dënimin secilit veç e veç apo në grupime politike apo institucionet gjyqësore do ti ndjekin këto raste dhe ne të gjithë jemi dëshmitarë se drejtësia mund të vonohet por herë do kur do vjen në një moment kur do ta zënë secilin’’, ka thënë ajo.

Ahmetaj gjithashtu ka thënë se këto leksione PDK i ka marrë andaj edhe mbi to e ka hartuar programin qeverisës.

‘’Me vet faktin që ne jemi munduar që programin tonë ta bëjmë të prekshëm, të matshëm edhe i realizueshëm dhe që nuk kemi synuar që në katër vjetët e ardhshme as do ti sjellim yjet nga qielli e as do ta bëjmë mrekullinë’’, ka thënë ajo duke shtuar se programi i tyre afekton drejtpërdrejtë jetën e qytetarëve siç është zhvillimi ekonomik bazamenti i një shoqëria, investimi në arsim si investim në të ardhmen dhe në të tashmen’’, ka thënë Ahmetaj në Debat Plus në RTV Dukagjini.   

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika