Ahmeti: Asociacioni nuk duhet të jetë kusht për anëtarësim në KiE, është çështje e dialogut

Zëvendësministri I Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se themelimi i Asociacionit nuk duhet të ishte kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Ai thekson se Asociacioni është çështje e dialogut dhe nuk duhet të nënshtrihet KiE-së

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se themelimi i Asociacioni të komunave me shumicë serb nuk duhet të jetë kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kosovës të martën e 16 prillit i është dhënë drita e gjelbër nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin në këtë organizatë. Kështu sipas Ahmetit, Asociacioni është çështje e dialogut dhe nuk duhet t’i subordinohet KiE-së.

“Zonja Bakyonnis ka thënë që s’duhet të jetë parakusht. Megjithatë kishte amendamente, mbi të tretat e delegatëve të Asamblesë Parlamentare e kundërshtuar një gjet ë tillë si parakusht. Asociacioni paraqitet si avancim i të drejtave të komunitet serb në Kosovë. Juristët eminentë thonë që përveç që Kosova i plotëson standardet ajo tejkalon standardet evropiane në të drejtat kushtetuese për minoritet. Pra edh për serbët.

Në anën tjetër Asociacionit është një çështje e dialogut në Bruksel. Pjesë e diskutimeve që nga 18 marsi i vitit të kaluar është një dakordim mbi sekuecnimin, pra mbi hapat se si të zbatohet Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit. Dhe ajo është marrëveshja dypalëshe. Nuk ka zotime të njëanshme, prandaj çdo veprim i njëanshëm do të ndikonte jashtëzakonisht shumë keq në procesin e dialogut. Gjithashtu edhe drejtuesi i grupit më të madh politik në A asamblenë Parlamentare, qartë e tha ne seancë që aty është Këshilli i Evropës, jo BE-ja. Pra edhe vetë KiE nuk mund të subordinohej ndaj një organizate tjetër që është e pavarur.  Pra nuk do të duhej të kishim para kushte kështu thotë edhe Këshilli i Evropës përmes Opinion të AP-së”, ka thënë Ahmeti në një intervistë në TV Dukagjini.

Ahmeti ka theksuar se Serbia nuk mund ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika