Ahmeti e Grubi vizitojnë familjen e ish-presidentit Thaçi në Burojë

Në shtepinë e familjes së ish-presidentit, Hashim Thaçi, në Burojë të Skenderajt, gjatë ditës kanë qëndruar zëvëndeskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi e kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Nga aty, Ahmeti tha se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, duke shprehur bindjen se të akuzuarit që po mbahen në Hagë, do të dalin fitues në fund. Në takim u tha të jetë biseduar edhe për situatën e krijuar në veri të Kosovës

Shtëpia e ish-presidentit, Hashim Thaçi pati mysafirë të premtën.

Por mysafirët që edhe në nga shteti i Maqedonisë së Veriut, i priti babai i tij, Haxhi Thaçi.

Rrugën për në Burojë të Skenderajt e kishin marr zëvëndes kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi e kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Miq e familjarë bashkë me kryeplakun i mirëpritën musafirët e së premtës.

E Ahmeti tha se vizita në Burojë ishte që familjes Thaçi t’i jepnin mbështetje morale për ata që ndodhën në Hagë.

Ali Ahmeti nga BDI ka thënë se “Unë jam shumë I sigurt që drejtësia vonon por kurrë nuk harron. Edhe në këtë betejë do të jemi fitimtar sepse UCK-ja nuk ka asnjë dokument që orienton për hakmarrje në popullatë civilë, në luftë të padrejt por cdo kund thirret mbi të drejtën ndërkombëtare mbi luftrat”.

Falenderues për këtë vizitë u shpreh edhe vet Haxhi Thaci

Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit ka thënë se “e falenderoj z.Ahmeti bashkë me shoqni që erdh me na vizittu. Faleminderit shumë”.

Por, Ahmeti tregoi që me të zotin e shtëpisë së Thaçëve kishte folur edhe për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Ahmeti  ka th ka thënë tutje se “Unë dua të jem shumë i hapur, lirinë e kemi fituar me gjak, çlirimin e kemi fituar me aleatë. Autoritetet e Kosovës në çdo rrethanë duhet të jenë në komunikim me aleatët, me Amerikën me NATO e Evropën” .

Zëvëndeskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, pas vizitës në familjen e Thaçit, nuk u deklarua për media.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika