Ahmeti: Grenell ende i afërt me Trump

Shpend Ahmeti ka thënë se Richard Grenell pavarësisht se nuk është nominuar për Sekretar të Shteteit vazhdon të jetë i afërt me Donald Trump. Sipas Ahmetit, Grenell mund të jetë prap i dërguar i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin

Njohësi i politikës amerikane, ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Marko Rubio është nominu për Sekretar Shteti nga Donald Trump për shkak se ai është më ‘Howkish”’ prej krejt kandidatëve që kanë mund të jenë për këtë pozitë.

“Njihet për politikën e tij shumë të ashpër, konsiderohet konservativ i ri për politikën shumë të ashpër ndaj Kinës, Iranit e anti Hamas-it…njihet si shumë i ashpër në politikën e jashtme dhe besoj se kërcënimet do të vijnë poshtë e lartëpër shtetet të cilat nuk janë në vijë”, ka thënë ai.

Sipas Ahmetit roli i Richard Grenell-it sa i përket Kosovës dhe rajonit nuk është zbehur pasi që sipas tij ai vazhdon të jetë njeri i afërt e Trump-it dhe mund të jetë edhe i dërguar për rajon.

Grenelli ”mund të jetë prap i dërguari i posaçëm për Ballkan, mund të ketë ndonjë post tjetër në sigurinë nacionale , është i afërt ende me Trump-in”, ka thënë Ahmeti në Five në RTV Dukagjini.   

Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

Të fundit nga rubrika