Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është pyetur sot nga gazetarët për ish-zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, i cili aktualisht ndodhet në arrati.
Ahmeti se vendndodhja e Grubit është në hapësirat shqiptare dhe se shumë shpejtë do të paraqitet tek organet e drejtësisë.
Ahmeti shtoi se drejtësia nuk duhet të jetë hakmarrëse dhe selektive.
“Ne jemi kundër drejtësisë selektive dhe përdorjes së fyerjeve e shpifjeve me qëllime politike ditore, jemi të gatshëm të përgjigjemi në çdo moment. Artan Grubi nuk e kam takuar është mirë vendndodhja e tij sigurisht është në hapësirat shqiptare, është një proces që duhet të marrë epilog. nuk është arratisur nga Maqedonia ai është i gatshëm të paraqitet tek organet e drejtësisë të respektojë ligjet por jo në drejtësi hakmarrëse dhe selektive.
Ne jemi kundër drejtësisë selektive dhe përdorjes së fyerjeve e shpifjeve me qëllime politike ditore, jemi të gatshëm të përgjigjemi në çdo moment dhe kemi kërkuar që të bëhet në vend Vetingu dhe të hapet të gjitha partitë politike, të hapet hetim e të gjithë funksionarëve deri më sot. Deri në pikën e fundit do të punojmë dhe të luftojmë, urdhëroni dhe hapni hetim për të gjithë. Ai nuk ka ik ai do të përgjigjet organeve drejtësisë por me një dakordësi që drejtësia nuk do të keqpërdoret për qëllime politike”, ka theksuar Ahmeti.
Grubi tashmë dy javë u largua nga Maqedonia e Veriut. Për arratisjen e tij partitë politike pushtet dhe opozitë akuzojnë njëra tjetrën për lëshime, teksa informacione shtesë zyrtare për vendndodhjen e tij ende nuk ka as nga MPB.