Ahmeti: Krerët e UÇK-së janë në betejë juridike e cila është e bazuar në trillime dhe të pavërteta

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar në dy vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, ku ka thënë se populli shqiptar ka bërë luftë të pastër në trojet e veta ku është autokton.Ai beson se drejtësia do të triumfojë sepse krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.





Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka reaguar në dy vjetorin e arrestimit bashkëluftëtarëve të tij, ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ka thënë se Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqi janë në betejë juridike e cila është e bazuar në trillime dhe të pavërteta.

“U bënë sot plot dy vite nga procesi i filluar gjyqësor në Hagë që largoi padrejtësisht nga pragu i shtëpisë së tyre bashkëveprimtarët e mi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin”, ka shkruar në Facebook Ali Ahmeti.

“Një betejë juridike e bazuar në trillime dhe të pavërteta, në tendencën djallëzore për të nxirë kauzën e drejtë të lirisë së Kosovës”, ka shtuar ai.

“Kërkojmë njëzëri proces të drejtë gjyqësor, rishikimin e Rezolutës 1782 të Dick Martit dhe lirimin sa më të shpejtë të atyre që ishin pjesë e një kauze të pastër, të përkrahur nga mbarë faktori ndërkombëtar”.

Ahmeti ka përfunduar duke thënë se populli shqiptar ka bërë luftë të pastër në trojet e veta ku është autokton dhe ai beson se drejtësia do të triumfojë, sepse krerët e UÇK-së janë të pafajshëm.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika