Ahmeti: Me administraten e re amerikane, dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdoj

Shpend Ahmeti ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel me administratën e re amerikane nuk do të ndalet. Ai gjithashtu ka thënë se mos zbatuesit e marrëveshjeve ndërkombtare do të futen në listën e zezë amerikane si Persona Non Grata ashtu siç ka ndodh edhe në të kaluarën

Shpend Ahmeti, ish Kryetari i Prishtinës dhe njëhës i politikës amerikane në FIVE në RTV Dukagjini ka komentuar nominimin dhe përbërjen e kabinetit qeverisës të presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump.

Ahmeti ka thënë se sa i përket administratës së re amerikane, Ukraina do të determinoj rrjedhën politike.

Gjithashtu, përveç Ukrainës ai ka thënë se një determinante tjetër është edhe Bosnja dhe Hercegovina.

Sipas Ahmetit, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel me administratën e re amerikane nuk do të ndalet.

“Absolutisht nuk shoh asnjë variantë. Në qoftëse shkojmë kah Asociacioni dhe jo ndryshimi i kufijëve unë mendoj se secili politikan që ju thotë qytetarëve që nuk do ta zbatoj Asociacionin, ose nuk do të jetë në pushtet ose po rren. Ky është obligim të cilin e kemi marrë. Dihet që në SHBA hyhet në listë Non Grata për moszbatimin e marrëveshjeve ndërkombtare të cilat amerika i përkrahë. Ka njerëz që kanë hy për shkak të Marrëveshjes së Dejtonit, ka njerëz që kanë hy për shkak të Marrëveshjes së Ohrit edhe do të ketë njerëz që do të hyjnë për shkak të Marrëveshjes së Ohrit tonë)mes Kosovës dhe Serbisë)”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nëse ndryshon çasja dhe shkohet në drejtim të ndryshimit të kufijëve, atëherë në atë temë do të merren të gjithë.

Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

Të fundit nga rubrika