Eksperti i Komunikacionit, Bekim Ahmeti, ka thënë se në bazë të përshtypjeve personale në vendin tonë, “çdo i dyti” person është licensuar me patentë shoferë me pagesë.
Ahmeti në “Rreth e Rrotull” theksoi se shoferët e tillë mund të vërehen lehtësisht edhe në diskutim të lirë, pasi ata nuk kanë njohuri të përgjithshme qoftë se çka shërben vija e plotë apo e ndërprerë, apo edhe shenjat e ndryshme të komunikacionit.
“Çdo i dyti ka marrë patentë shofer me pagesë. Ose me tepër se kaq. Zëra ka pas gjithmonë, por shifra nuk ka saktë”, deklaroi Ahmeti.
“Kam vërejtur në temë diskutimi të lirë se nuk i dinë shenjat e komunikacionit, se çka shërben vija e plotë apo vija e ndërprerë, apo shenja e ndalim-kalimit, nuk dinë se kur lejohet tejkalimi dhe kur ndalohet.”, deklaroi Ahmeti.
“Kaosi në komunikacion” e ka bazën te “e keqja” dhe se është e “rrezikshme” theksoi Ahmeti.
Sa i përket kostoja e një aksidenti me të vdekur dhe me të lënduar rëndë, Ahmeti ka listuar disa pika të këtij efekti: shpenzimet mjekësore [ trajtimin e emergjencës, kujdesin në spital, rehabilitimin, kujdesin afatgjatë të të lënduarit], kostoja e varrimit dhe humbja e jetës [ shpenzimet e ceremonisë së varrimit dhe humbjet ekonomike të një personi], humbja e produktivitetit, kostoja e dëmeve materiale [zëvendësimi apo riparimi i automjeteve], kostoja administrative dhe juridike [shpenzimet për hetime; policisë, gjykatës] dhe kostoja tjetër përfshin shërbimet emergjente, dëmet e pronës dhe ndihma psikologjike për viktimat dhe familjarët e tyre etj.
Në vendet e Bashkimit Evropian [BE] një dëm i shkaktuar prej aksidenteve me viktima, i kushton hiq më pak se 1 milionë euro shtetit.
Ahmeti ka treguar se cilat janë disa nga pasojat që ndikojnë në komunikacionin rrugor nga marrja e patentë shoferit me pagesë.
Ahmeti në “Rreth e Rrotull” të Dukagjinit ka listuar disa faktorë që ndikimi i tyre ka afat të gjatë kohor dhe që është në dëm të shoferëve dhe në kundërshtim me ligjet e vendit dhe rregullat e komunikacionit.
Disa prej faktorëve në të metat e marrjes së patent shoferët me pagesë [ “me dallavere”] sipas Ahmetit janë: përkeqësimi i sigurisë rrugore që nënkupton se shoferët e tillë nuk kanë njohuri për rregullat e komunikacionit, aftësitë për ngasje pasi që nuk i njohin shenjat e trafikut në komunikacion në shikim të parë, pika tjetër e mangësisë është edhe “korrupsioni dhe etika”, “ndikimi i ulët i edukimit për shoferë”, “ndikim ekonomik” apo edhe “dëmi i shkaktuar tek shoqëria” etj.
Sipas Ahmetit, faktori negativ që ka vlerësuar si dëm është ndikimi i ulët i edukimit të shoferëve, i cili “rrezikon” jetën dhe pronën dikujt.
Eksperti i komunikacionit tregon se cilat janë pasojat e marrjes së patent shoferit me pagesë