Amir Ahmeti, studiuesi i zgjedhjeve amerikane ka thënë se në raport me Kosovën nuk është e rëndësishme se cili kandidat Donalt Trump apo Kamala Harris do të vije në Shtëpinë e Bardhë, por e rëndësishme sipas tij është se Kosova ku është.
‘’Sa jemi na duke punu me zhvillu Kosovën… ne jemi në vend numërim dhe veç ankohemi’’, ka thënë Ahmeti.
Ai tutje është shprehur se edhe gjatë administratës së Trump, Kosova kishte themeluar ushtrinë, pra sipas tij nuk ka pas ngecje të mbështetjes ndaj Kosovës.
Ai duke replikuar fjalimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se gjatë administratës Biden pyeti se ‘çfarë fitoi Kosova?’ pavarësisht se ai është i lidhur emocionalisht me Kosovën.
‘’Ne gjatë këtyre 4-5 viteve të fundit vetëm jemi largu edhe më shumë prej kësaj administrate dhe nuk e kemi fitu simpatinë ose të paktën se kemi vazhdu simpatinë të cilën e kemi pasur më herët. Shtetet e vogla nuk munden me depërtu në këto politikat e mëdhaja… kur kemi BRISK në zhvillim e sipër…’’., ka thënë ai.
Ahmeti tutje ka thënë se Kosova nuk është as në listën e Trump as të Harris në ‘top 30 prioritetet”.
”Kushdo që vjen në Shtëpinë e Bardhë ne nuk jemi top prioritet”.
Ahmeti ka thënë se Kosova nuk është duke punuar dhe se sipas tij ky është problemi i saj e jo ajo se kush do vije në krye të Shtëpisë së Bardhë.