Ahmeti pasi votoi: T’i themi jo Rusisë, po Evropës

Zgjedhjet presidenciale po mbahen sot në Maqedoninë e Veriut, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se e ka hedhur votën e tij

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka hedhur votën e tij.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ahmeti përmes një postimi në Facebook, duke shkruar se “Sot në Zajazin tim shfrytëzova të drejtën demokratike të votës për të lënë gjurmë kontributi në trasimin e së ardhmes europiane.”

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë për një proces të mbarë zgjedhor.

“Me votën tonë kemi shansin historik të vulosim njëherë e përgjithmonë orientimin tonë euro-amerikan, t’i themi JO Rusisë, PO Europës,” shkruan Ahmeti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika