Ahmeti: Reagimi më direkt dhe më i vrazhdë i ShBA-ve deri tash mbi situatën në vitet e fundit

Shpend Ahmeti, ish-kryetar i Prishtinës

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas reagimit të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), Jeff Hovenier, ku i ka dënuar përpjekjet e Policisë së Kosovës për t’i futur kryetarët e rinj në objektet e komunave veriore.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, ka shkruar ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jefrrey Hovenier.

E këtë deklaratë e Ahmeti e ka vlerësuar si “reagimi më direkt dhe më i vrazhdë i ShBA-ve deri tash mbi situatën [në veri të Kosovës] në vitet e fundit”.

“Pa komentuar nëse e kanë mirë apo gabim, ky është reagimi më direkt dhe më i vrazhdë i ShBA-ve deri tash mbi situatën[ në veri të Kosovës] në vitet e fundit”, ka thënë Shpend Ahmeti në një postim në Twitter.

https://twitter.com/ShpendA/status/1662104452701061122?s=20

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika