Ahmeti reagon ndaj Kurtit: Gjuha shqipe është zyrtare dhe do ta mbrojmë këtë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare dhe se do të mbrohet me çdo kusht, ndërsa ka theksuar se nuk do të lejojnë prekje të Marrëveshjes së Ohrit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me komentet e tij për Ligjin për gjuhët në Maqedoni të Veriut.

Ahmeti sonte në Butel në mbledhjen me popullin të organizuar nga dega e BDI-së, para qindra simpatizantëve e anëtarëve të partisë porositi të gjithë faktorët politik brenda dhe jashtë shtetit “se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare dhe me tërë qenien tonë do ta mbrojmë këtë”.

Ahmeti theksoi se Marrëveshja e Ohrit është arritur me gjakun e dëshmorëve e është jetësuar me djemtë më të mirë të UÇK-së që vazhduan idealin e tyre në BDI, ‘andaj sa të jetë gjallë BDI-ja, në opozitë apo në pozitë themelet e Marrëveshkes së Ohrit nuk tolerojmë të preken’.

“Gjithashtu, ai siguroi se me gjjthë kapacitetin e tij do të bëj çmos të ndal këtë turpërim që janë duke e toleruar të ndodhë shkelësit e legjitimitetit shqiptar në Qeveri”, citohet në komunikatë Ahmeti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot se Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut duhet të marrë vendim të drejtë për Ligjin për gjuhët “ku s’ka diskriminim dhe as përjashtime për shqiptarët”.

Mirëpo, sipas tij, në Maqedoni të Veriut s’mund të thuhet se gjuha shqipe ka qenë gjuhë zyrtare dhe se tash po rrezikohet, “pasi tri dispozitat e ligjit që janë kontestuar në Kushtetuese s’janë zbatuar në të kaluarën”.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika