Ahmeti thotë se ka ende shpresë për Kosovën në Komitetin e Ministrave

"Nëse nuk ka gatishmëri politike që të ndryshohet agjenda, Ministeriali nesër mund ta vendosë një datë të radhës kur mund të bëhet kjo dhe kjo do ishte shenjë për të ecur përpara”, ka deklaruar Ahmeti

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës (KiE), i cili mblidhet të premten, mund të vendosë për një datë tjetër për futjen në agjendë të çështjes së anëtarësimit të Kosovës, ka thënë zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti.

“Nëse nuk ka gatishmëri politike që të ndryshohet agjenda, Ministeriali nesër mund ta vendosë një datë të radhës kur mund të bëhet kjo, dhe kjo do të ishte shenjë për të ecur përpara”, ka deklaruar Ahmeti në një konferencë të përbashkët për media me ministren Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin, të cilin pritet ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.

Kjo është bërë e ditur në një letër drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos.

Ajo ka njoftuar se në Kushtetuese do ta çojnë një draftstatut të përgatitur nga vetë qeveria dhe jo draftin evropian.

Sipas letrës së Gërvallës, qeveria po punon në një draftstatut të inspiruar nga ai i Fondacionit “Friedrich Ebert” (FES).

Në një konferencë të mbajtur sot, Gërvalla iu lut ndërkombëtarëve që ta marrin seriozisht letrën e saj për Asociacionin.

“Dorëzohet” qeveria – po përgatit një draftstatut për Asociacionin

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika