Ahmeti vlerëson se ndërhyrjet e spektrit politik të Kosovës në zgjedhjet në Maqedoni të V. s’janë të mira

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se ndërhyrjet e spektrit politik të Kosovës në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut nuk janë të mira, sidomos në proceset euroatlantike që po kalon Kosova

Ali Ahmeti, BDI

Ndërhyrjet e spektrit politik të Kosovës në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, nuk janë të mira, sidomos në proceset euroatlantike që po kalon Kosova.

Kështu ka thënë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në një intervistë për Ekonomia Online, teksa ka folur për “ndërhyrjet” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhje në Maqedoni të Veriut.

Sipas Ahmetit, Kosova duhet t’i ketë miq fqinjët dhe se ndërhyrje të tilla nuk ka pasur asnjëherë.

“Së pari, sa i takon marrëdhënieve Kosovë-Maqedoni e Veriut, ka ndodhë ndërhyrje që i bëhet nga këtu, nuk është e mirë, sepse Kosovës i duhen miq, në veçanti shtetet fqinje. Fqinjët duhet t’i ketë aleat për proceset e rëndësishme. Maqedonia e Veriut vend anëtare në NATO, është në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është në të gjitha institucionet ndërkombëtare, kurse Kosova sigurisht që është e pikë e dobët, duke filluar nga unë. Këto raporte që ju i theksoni fare nuk do të ndikojnë në raportet ndërshtetërore Kosovë-Maqedoni e Veriut, por e mira është që të mos lihet një hije e keqe tek njerëzit, tek popullata në Maqedoni, sepse asnjëherë nuk ka ndërhyrë as Kosova e as Maqedonia nëpër fushata”, thotë Ahmeti.

Ndonëse kjo çështje thotë se nuk ka ndikuar në përçarje, Ahmeti thekson se nuk është pritur as me admirim.

“As unë nuk jam involvuar asnjëherë në Kosovë, pavarësisht se unë të gjithë i kam bashkëluftëtarët të angazhuar në partitë politike, por asnjë raund nuk kam mbajtë anë. As Shqipëria nuk ka mbajtë anë në Maqedoni, por kjo varet edhe prej qëndrimeve të njerëzve, prej qëndrimeve të drejtueseve. Nuk do të ketë ndonjë pasojë apo diçka e tillë në Maqedoni. Nuk ka ndikuar në përçarje, por nuk pritet me admirim kjo ndërhyrje”, u shpreh Ahmeti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika