AIP u kërkon ndërmarrjeve publike t’i mbrojnë të dhënat e qytetarëve kur i dërgojnë faturat

AIP thotë se ndërmarrjet publike qendrore dhe lokale janë të obliguara të sigurojnë masat e duhura të sigurisë me rastin e shpërndarjes së faturave dhe të vendosin masat e duhura teknike dhe organizative për të siguruar një nivel sigurie të përshtatshëm ndaj rreziqeve të mundshme të keqpërdorimit të të dhënave personale të qytetarëve

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), në kuadër të sigurimit të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga ndërmarrjet publike qendrore dhe lokale që ofrimin e shërbimeve për qytetarët e shpërndarjen e faturave ta realizojnë në formatin që garanton mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve nga ekspozimi dhe qasja e paautorizuar.

Në një komunikatë të kësaj agjencie thuhet se ndërmarrjet publike qendrore dhe lokale janë të obliguara t’i sigurojnë masat e duhura të sigurisë me rastin e shpërndarjes së faturave dhe të vendosin masat e duhura teknike dhe organizative për të siguruar një nivel sigurie të përshtatshëm ndaj rreziqeve të mundshme të keqpërdorimit të të dhënave personale të qytetarëve.

“Kërkesa e Agjencisë drejtuar ndërmarrjeve publike qendrore dhe lokale është bërë pas takimeve informuese të realizuara me kryeshefat ekzekutivë dhe kryesuesit e bordeve të institucioneve. Për të plotësuar kërkesën ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale, konform Ligjit për mbrojtjen të dhënave personale, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka kërkuar nga kompanitë publike që të ndërmarrin veprime deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se kërkesa u është dërguar në këto ndërmarrje publike qendrore dhe lokale: Ndërmarrja Publike Qendrore “KEDS”, Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” Prishtinë, Ndërmarrja Publike “Termokos”, Sh.A, në Prishtinë, Ndërmarrja Publike “Hidromorava” Gjilan, Kompania Rajonale “Hidrodrini” Pejë, Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Bifurkacioni” Ferizaj, Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A- Prishtinë, Kompania Rajonale për Mbeturina “Ekoregjioni” sh.a në Prizren, Kompania Rajonale për Mbeturina N.P.L “Higjiena”, në Deçan, Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit “Mitrovica” në Mitrovicë, Kompania Rajonale për Mbeturina “Çabrati” në Gjakovë, Kompania Rajonale për Mbeturina “Ecohigjiena” në Gjilan, Kompania Rajonale për Mbeturina “Pastërtia” në Ferizaj Kompania Rajonale për Mbeturina “Ambienti” SHA në Pejë dhe Kompania Regjionale e Ujësjellësit “KRU Hidroregjioni Jugor” sh.a, në Prizren.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika