Ajdini thotë se nëse forcohet Mickoski “kampusi shqiptar do jetë më keq se në vitet e 90-ta”

Ajdini në “Debat Plus”, tha se kampi politik shqiptar do ta ketë tejet të vështirë pozitën e tyre nëse forcohet Mickoski

Analisti Gazmend Ajdini, ka deklaruar se nëse partia e Hristijan Mickoskit, merr shumë vota, atëherë gjendja e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut do jetë më e rëndë se e viteve 90-ta.

Ai në “Debat Plus”, tha se kampi politik shqiptar do ta ketë tejet të vështirë pozitën e tyre nëse forcohet Mickoski.

“E kam brengë për shkak të humbjes së LSDM-së. Si do vendoset kampi politik shqiptar ne negociatat për koalicion është e rëndësishme. A do ulet njëra a do ulen bashkë, se cilat janë kushtet, ndryshimet e kushtetutës, zgjedhja e presidentit… realisht mendoj që nuk guxojmë ta bijime situatën që Mickosksi me 60 deputetë, do jetë në gjendje të ulet në dy tavolina, ta ulë pazarin që ne si kampus shqiptar, do jenë në pozitë shumë të keqe më të keqe se të 90-ta”, tha ai.

Tutje Ajdini theksoi se ëndërr e partive maqedonase është që Ali Ahmeti të pensionohet nga politika.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika