Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK) ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, pasi ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike.
IKShPK ka dhënë disa rekomandime, duke kërkuar të reduktohen daljet në vendet me ajër të ndotur.
“Qëndroni në shtëpi. Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike. Të reduktohen daljet në vendet me ajër të ndotur, në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratore, fëmijët dhe shtatzënat”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.
Po ashtu, IKShPK kërkon që të përdoret më shumë transporti publik dhe ecja, e më pak veturat.