AKI: Gjendje e qetë e sigurisë në veri, ka mundësi të përshkallëzohet

Gjendja e sigurisë në Veri të Kosovës po raportohet të jetë e qetë, por sipas AKI-së ekziston mundësia për përshkallëzim

Trupat paqeruajtëse të KFOR-it





Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së për gjendjen e sigurisë në Veri të Kosovës.

Kryetarja e këtij komisioni, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se gjendja e sigurisë në veri aktualisht është e qetë, por që ekziston mundësia për përshkallëzim.

“Sa i përket gjendjes së sigurisë, mund të konstatojmë , në bazë të asaj çka dëgjuam nga drejtori, gjendja e sigurisë në veriun e Kosovës dhe në Kosovë në përgjithësi është e qetë, por gjithmonë me mundësi të përshkallëzimit”, ka thënë Musliu.

Ajo ka thënë se më shumë se kurrë kërkohet bashkëpunim dhe bashkërendim i veprimeve të institucioneve të sigurisë së vendit duke përfshirë policinë, AKI-në, Këshillin e Sigurisë dhe të gjitha organet e tjera qeveritare në vend.

“Ne duhet të jemi vigjilentë, të matur në çdo veprim që bëjmë atje, për të mos provokuar situatën. Deri më tani çdo gjë është nën kontroll dhe është duke funksionuar. Është e vërtetë që stacionet policore atje janë të boshatisura, mirëpo Policia e Kosovës është në krye të detyrës dhe po kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë atje”, ka theksuar Musliu.

Musliu ka potencuar se institucionet e sigurisë së vendit janë në krye të detyrës dhe janë të gatshme për çdo provokim të mundshëm.

Sipas saj, si Komision janë unik në qëndrime dhe se i kanë ofruar mbështetje drejtorit të AKI-së, për situatën e krijuar në vend.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika