Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale, e kërkon të bronztën përmes repesazhit

Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale nga xhudisti Hidayat Heydarov nga Azerbajxhani

Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike. Xhudisti nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov, e eliminoi Gjakovën në gjysmëfinale.

Tash, përmes repezashit, ai do të kërkojë triumfin për medaljen e bronztë, ku përball vetes do të ketë xhudistin nga Japonia, Soichi Hashimoto.

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka kaluar në gjysmëfinale pasi mposhti xhudistin italian, Manuel Lombardo.

Ai përfitoi nga gabimet e kundërshtarit, i cili u eliminua për tri “Shido”-ve të marra.

Akili në gjysmëfinale do të ndeshet me Hidayat Heydarov nga Azerbajxhani.

Akil Gjakova kalon në gjysmëfinale të Olimpiadës

Akil Gjakova është në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”. Pra, është vetëm një fitore larg medaljes olimpike.

Në çerekfinale të kategorisë deri 73 kilogramë, Akili e mposhti xhudistin cilësor nga Italia, Manuel Lombardo.

Lombardo është bartësi i katërt e Akil Gjakova bartësi i 13-të. Por fitorja i takoi xhudistit kosovar që marshon drejt suksesit historik.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika