AKK dhe OEK kërkojnë nga qeveria funksionalizimin e OSHP-së

Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës i kanë dërguar Qeverisë së Kosovës tri kërkesa, që lidhen me kontratat në projektet e investimeve kapitale. Ndër të tjera, ata kanë kërkuar ndryshimin e çmimit të kontratave, si pasojë e rritjes së çmimeve

Asociacioni i Komunave të Kosovës

Jostabiliteti i çmimeve në sektorin e ndërtimit ka paraqitur probleme të mëdha, sidomos te komunat e Kosovës dhe kompanitë e kontraktuara për projektet e tyre.

Rritja e shpejtë dhe atë në përqindje të madhe e çmimeve të materialit ndërtimor, ka qenë e paparashikueshme për kompanitë, të cilat në kohën kur janë kontraktuar nga komunat përkatëse, janë shërbyer me çmime shumë më të ulëta.

Me këtë rast, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës i kanë dërguar Qeverisë së Kosovës tri kërkesa, që lidhen me kontratat në projektet e investimeve kapitale, ndër to kanë kërkuar funksionalizimin e

Oda Ekonomike e Kosovës

“1. Të plotësohet dhe funksionalizohet Bordi i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

2. Të anulohen procedurat për të gjitha aktivitetet e prokurimit që janë në kontekste, dhe të kthehen në ritenderim për shkak të ngritjes së çmimeve.

3. Të gjendet mundësia e rishikimit të kontratave aktuale dhe ndryshimit të çmimit të tyre konform ngritjes së çmimeve në lëndën e parë për projektet në investimet kapitale (ose edhe sipas indeksimit të sektorëve bazuar në të dhënat e Agjencionit të Statistikave të Kosovës)”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Situata e krijuar me rritje enorme të çmimeve, sipas AKK-së dhe OEK-së, mund t’i detyrojë operatorët ekonomikë të tërhiqen nga marrëdhëniet kontraktuale.

Kjo, sipas tyre, do të kishte pasoja te bizneset dhe te të punësuarit e tyre.

Në njoftim thuhet se, kërkesa drejtuar qeverisë është nënshkruar nga Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Agim Aliu dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi.

Kërkesa drejtuar qeverisë

Kompanitë ndërtimore në vështirësi të ekzekutimit të punëve pas rritjes së çmimeve

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika