AKK-ja kërkon sqarime për ngritjen e tatimit në pronë: Qytetarët s’po dinë si të veprojnë

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se nevojiten informata shtesë në lidhje me ngritjen e tatimit në pronë

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Kosovës për faturat në pronë.

Si pasojë e kësaj, nga AKK-ja kanë thënë se ka rënie të inkasimit të të hyrave nga tatimi në pronë.

Ibrahimi ka thënë se ky vendim ka ngritur habi te qytetarët për mënyrën e veprimit.

Sipas tij, qytetarët nuk po dinë a t’i paguajnë apo jo faturat e tatimit në pronë, apo të pritet ndryshimi i ligjit mbi tatimin në pronë.

“Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës që i përfaqëson Komunat e Kosovës, ka kërkuar nga kryeministri Kurti dhe ministri Hekuran Murati, që vendimin për rivlerësimin e pronave e cila ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në ngritjen enorme të faturave të tatimit në pronë të pezullohen. Nëse një vendim i tillë merret nga ministri Murati, atëherë faturat që u janë dërguar qytetarëve për vitin 2023 të ngritura në raport me vitin 2022, të mos ndryshohen”, ka thënë Ibrahimi për EO.

Ai ka thënë se vendimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati, për faljen e 100 eurove është joligjore, teksa ka shtuar se ai duhet të dalë dhe t’i informojë qytetarët më mirë për këtë çështje.

“Kryetarët e komunave kërkojnë nga ministri Murati që të tregojë se çka duhet të veprohet tani. A të paguhen faturat e tatimit në pronë, apo të pritet ndryshimi i ligjit mbi tatimin në pronë, sepse me mendimet e ministrit Murati që komunat t’i falin 100 euro është e paligjshme. Kërkojmë që Ministria e Financave të dalë më një sqarim dhe t’u rekomandojë qytetarëve se si duhet të bëhet”, ka thënë ai.

Ibrahimi ka thënë se si Asociacion i Komunave janë duke pritur sqarime shtesë nga ekzekutivi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika