AKK-ja: Komunat nuk e kanë ngritur pagesën e tatimit në pronë

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar për rritjen e çmimit të faturës për Tatimin në Pronë, ajo ka sçaruar se "kjo rritje nuk vjen nga Komunat" dhe se kjo "përmban dy elemente mbi bazën e të cilave përcaktohet shuma e kësaj pagese"

Asociacioni i Komunave të Kosovës

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar përmes një postimi zyrtar duke thënë se “komunat nuk e kanë ngritur pagesën e tatimit në pronë”.

Sipas AKK-së fatura e tatimit në pronë përmban “dy elemente mbi bazën e të cilave përcaktohet shuma e kësaj pagese: 1. Vlera e pronës për metër katror (m/2) e cila përcaktohet nga Ministria e Financave dhe Transfereve (Departamenti i Tatimit në Pronë) dhe  2. Norma tatimore e cila përcaktohet nga Komunat”. 

Rreth dispozitave të Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme , AKK-ja ka thënë se autoriteti kompetent është Ministria e Financave, e cila përcakton “zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerën e vlerësuar të pronave të paluajtshme që janë brenda territorit të komunave”

“Vlerësimi i pronave të paluajtshme kryhet në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara në këtë Ligj dhe në aktin nënligjor që nxjerr Ministria e Financave për kategoritë e vlerave, metodat dhe modelet e vlerësimit”.

“Komunat nuk e kanë ngritur normën tatimore por është bërë rivlerësimi i pronave nga Departamenti përkatës i Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe me këtë rast është rritur vlera e pronave bazuar edhe në çmimet e tregut” është shkruar ndër të tjera në postimin zyrtar të AKK-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika