AKK: Kuvendi ka tendencë të ndërhyjë në kompetencat e komunave

Kuvendi i Kosovës ka vendosur që ne seancën e ardhshme të debatojë lidhur me shqyrtimet vjetore të KRM-së. Për këtë AKK-ja ka vlerësuar se KRM “Pastrimi” Sh.A. është ndërmarrje publike lokale, dhe shqyrtimi i raporteve të auditimit të saj bëhet në organet dhe strukturat komunale, e jo në Kuvend

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në takimin e së premtes, ndër të tjera, për seancën e ardhshme plenare në pikën pesë të Rendit të Ditës, ka vendosur që të debatojë lidhur me “Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të KRM Pastrimi Sh.A, për vitin 2021”.

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), ka vlerësuar se KRM “Pastrimi” Sh.A. është Ndërmarrje Publike Lokale, dhe shqyrtimi i Raporteve të auditimit të saj bëhet në organet dhe strukturat komunale e jo në Kuvendin e Kosovës.

“Sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike, Ndërmarrjet Publike Lokale i përgjigjen vetëm Komisionit Komunal të Aksionarëve, të cilët i përgjigjen pastaj institucioneve Komunale. Po ashtu, në bazë të Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike, KRM “Pastrimi” është në pronësi të komunave sipas përqindjes së aksioneve si është përcaktuar me ligj, përkatësisht në Statutin e kompanisë”.

Bordi i AKK-së ka vlerësuar se ky veprim është ndërhyrje direkte e institucioneve qendrore në kompetencat dhe detyrat e nivelit lokal.

“Në këtë mënyrë, Kuvendi i Kosovës me apo pa vetëdije, me theks të veçantë, po shkel mbi Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjin për Ndërmarrjet Publike”, thuhet në reagim.

Po ashtu, bordi i AKK-së ka thënë se është momenti i fundit që institucionet qendrore, në këtë rast Kuvendi i Kosovës, të trajtojë tema që nuk kanë të bëjnë me nivelin qendror, por që janë çështje të nivelit lokal, Komunave me këtë rast.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika