AKK mirëpret vendimin e Gjykatës për çështjen e arsimit në Kamenicë

Asosacioni i Komunave të Kosovës (AKK), ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me reformat në arsimin parauniversitar në komunën e Kamenicës.

Sipas AKK, komunat e Kosovës, në funksion të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të veta, kanë hasur dhe po hasin në shumë raste me ndërhyrjen e Qeverisë, më saktë ministrive, në kompetencat e komunave edhe pse të njëjtat janë paraparë shumë qartë në Kushtetutë, akte ligjore dhe nënligjore.

Ndërhyrje këto, të cilat po bëhen pa konsulta me komunat.

Asociacioni i Komunave të Kosovës bëhet me kryetar të ri
Asociacioni i Komunave të Kosovës- AKK

Sipas AKK-së, istancat më të larta shtetërore po hynë në kompetenca të komunave dhe se kjo sipas tyre po vazhdon.

“Ndërhyrja në kompetenca të komunave po vazhdon. Autonomia Lokale e përcaktuar me Kartën Evropiane për Pushtet Lokal nuk po respektohet. Kjo ndërhyrje në kompetencat e komunave u vërtetua edhe me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese ndaj ndërhyrjes së Ministrisë së Arsimit në kompetencat e komunës së Kamenicës”, ka thënë AKK.

Sipas tyre, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e konfirmon atë që vazhdimisht ata e kanë thënë se sistemi kushtetues dhe ligjor, është më se i qartë sa i përket funksionimit dhe raporteve ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror.

Reagimin e tyre, Asosacioni i Komunave të Kosovës e kanë përmbyllur me një thirrje për institucionet e Kosovës.

“Prandaj, ne si AKK e përshëndesim vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe shpresojmë që ministritë e linjës do të marrin mësim nga përfundimi i rastit të MASHTIT dhe më nuk do të ndërhyjnë në kompetencat e komunave në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të premten, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Arsimit për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar dhe përcaktimit të organizimit të mësimit në objektet shkollore në Komunën e Kamenicës.

Gjykata ka theksuar se MASHTI-i përmes vendimit “ka tejkaluar kompetencën dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale, përkatësisht ka ndërhyrë në kompetencat vetanake të Komunës së Kamenicës përkitazi me ofrimin e arsimit publik, në kundërshtim me garancitë kushtetuese dhe ligjore”.

Gjykata theksoi tutje se ofrimi i arsimit publik bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje lokale është kompetencë vetanake e komunës dhe se këto kompetenca “janë të plota dhe ekskluzive”, dhe se në rolin e saj inspektues, të përcaktuar me Ligjin për Arsimin Parauniversitar, MASHTI “mund të kërkojë zbatimin e mësimit shtesë ose alternativ” nëse vërehet mangësi në zbatimin e kurrikulumit.

Por, gjykata shpjegon se në rastin konkret, MASHTI duke nxjerrë vendim konkret kishte organizuar mësim alternativ në pesë shkolla në Kamenicë, shkolla që paraprakisht kryetari i atëhershëm i komunës, Qëndron Kastrati, i kishte riorganizuar përmes vendimeve si pjesë e reformës së tij.

 

Rasti ndërlidhej me riorganizimin e shkollave në Komunën e Kamenicës më 2019, që ishte iniciuar përmes vendimet të kryetarit të komunës (Qendron Kastrati) me arsyetimin e rënies së numrit të nxënësve në disa shkolla dhe mungesës së infrastrukturës së mirëfilltë të institucioneve arsimore.

Por, me pakënaqësinë e disa prindërve të nxënësve të afektuar që refuzuan zbatimin e vendimeve të komunës, më 2021 MASHTI formoi një komision për vlerësimin e mosvijueshmërisë së mësimit nga ana e 441 nxënësve, ku kishte rekomanduar që për të adresuar situatën, MASHTI dhe Komuna duhet: (i) ndërmarrin veprime të harmonizuara; dhe (ii) të themelojnë grup punues për analizimin e situatës në shkolla.

Megjithatë, MASHTI, nxjerri Vendimin e kontestuar, bazuar në të cilin organizoi “mësimin alternativ të përshpejtuar për 441 nxënësit e Komunës së Kamenicës”. Vendimin e kontestoi Komuna e Kamenicës duke pretenduar se ministria kishte ndërhyrë në kompetencat vetanake të komunës.

Gjykata më pas, më 8 prill 2022, doli me vlerësim prej disa pikash prej të cilave thuhej se organizimi dhe kompetencat e njësive të vetëqeverisjes lokale rregullohen me ligj, se komunat kanë kompetenca vetanake dhe se rishikimi administrativ i akteve të komunave nga autoritetet qendrore në fushën e kompetencave të tyre, kufizohet në sigurimin e përputhjes me Kushtetutën dhe ligjin.

Në vazhdim, Gjykata theksoi nenin 17 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale sipas të cilit komunat kanë kompetenca “të plota dhe ekskluzive” në ofrimin e arsimit publik, përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve edukative, punësimin, etj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika