AKK: Vonesa e shpërndarjes së teksteve mësimore nga MASHTI pamundëson fillimin e mbarë të vitit shkollor

AKK-ja ka bërë të ditur se Kolegjiumi i Drejtorëve Komunalë të Arsimit është shqetësuar në lidhje me furnizimin me libra shkollorë në Kosovë, përderisa Ministria e Arsimit ka njoftuar për një propozim vendimi për çështjen e librave shkollor, ndërsa drejtorët komunalë të arsimit janë të shqetësuar për vonesat që kjo situatë mund të sjellë në fillimin e mësimit për vitin shkollor të ri

Në një njoftim nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) është bërë e ditur se Kolegjiumi i Drejtorëve Komunal të Arsimit me shqetësim ka marrë lajmin e Ministrisë së Arsimit për çështjen e furnizimit me libra shkollor.

“Për Drejtoritë Komunale të Arsimit, është me rëndësi që mësimi të fillojë pa vonesa dhe viti i ri shkollor të gjejë nxënësit me libra”, thuhet në njoftim.

AKK-ja tutje thotë se “ne jemi të bindur që propozim vendimi i MASHTI-it do të krijojë vonesa dhe humbje efektive të mësimit”.

Përndryshe AKK-ja thotë se “Ministria e Arsimit nuk ka njoftuar Komunat për propozimet e reja dhe ato  nuk kanë pasur paraprakisht asnjë njoftim zyrtar nga ana e Ministrisë”.

Por, gjithsesi, si gjithmonë, Asociacioni i Komunave të Kosovës thotë se “Komunat janë të gatshme të ndihmojnë Ministrinë në shpërndarjen e teksteve shkollore”.

“Për ne është e domosdoshme që Ministria e Arsimit të sigurojë sa më parë librat shkollor, që mësimi të fillojë në kohë, e që humbjet e orëve të mos përsëriten sikur vitin e kaluar. Në të kundërtën, barrën e vonesave do ta bartin nxënësit në mësimnxënie e prindërit në financim të librave”, përfundon njoftimi nga ana e AKK-së.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika