AKP-ja me asistimin e Policisë merr nën kontroll kompleksin “Rajska Banja” në Banjskë

Kompleksi “Rajska Banja” që gjendet në Banjskë të Zveçanit është marrë nën kontroll nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) me asistimin e Policisë së Kosovës

Pamje nga kompleksi “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) me asistimin e Policisë së Kosovës, e ka marrë nën kontroll kompleksin “Rajska Banja” në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, aksioni ka nisur sot në orën 12:00, derisa ende është duke vazhduar.

“Policia e Kosovës sot ka asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit në kuadër të detyrave të veta që ata janë duke i kryer”, ka thënë Elshani.

Elshani ka bërë të ditur se ky kompleks është pronë e ndërmarrjes “Trepça”.

RTV Dukagjini ju sjell pamje nga vendi.

Foto e realizuar nga gazetaeja e RTV Dukagjinit, Doruntina Bylykbashi
Foto e realizuar nga gazetaeja e RTV Dukagjinit, Doruntina Bylykbashi
Foto e realizuar nga gazetaeja e RTV Dukagjinit, Doruntina Bylykbashi

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika