Aksident i rëndë në magjistralen Podujevë – Prishtinë, vdesin dy persona

Në aksidentin në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përveç dy personave që kanë humbur jetën ishin edhe dy fëmijë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor, këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Ahmeti

Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të vdekur në magjistralen Podujevë – Prishtinë, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të së premtes.

Lajmin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në aksident përveç dy personave që kanë humbur jetën ishin edhe dy fëmijë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritur t’i përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e viktimave: Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti për Portalin Dukagjini.

Ndër të tjera, Ahmeti bën të ditur se të përfshirë në aksident ishin një veturë me targa të huaja dhe një autobus.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika