Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Maqedoni të Veriut, ku një veturë ka rënë në lumin Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj.
Burimet policore sipas Alsat, bëhet fjalë për një çift të moshuarish, e reja e tyre dhe njëri prej djemve të çiftit.
Tutje raportohet se pasagjeri i pestë është një fëmijë pesëvjeçar i cili gjatë rrokullisjes së makinës në lumin Vardar ka fluturuar jashtë automjetit, dhe është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është dërguar në spitalin ”8 shtatori” në Shkup.
Ende nuk ka një pasqyrë të qartë rreth gjendjes shëndetësore të fëmijës ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë për katër personat e tjerë në veturën e aksidentuar.