Aksident i rëndë në Prizren, lëndohen dy policë

Ilustrim

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar se ka ndodhur një aksident i rëndë në mes të dy veturave civile rreth orës 20:10 minuta në dalje të autostradës.

Më tej, ai ka sqaruar se si ka ndodhur ky aksident, ku ka thënë se në njërën nga veturat e përfshira në aksident kishin qenë dy pjesëtarë të policës kufitare, të cilët e kishin përfunduar punën dhe kishin qenë duke u kthyer për në shtëpi, dhe kanë pësuar aksident të rëndë, por Bytyqi ka thënë se janë jashtë rrezikut për jetë.

“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Prizreni, janë  jashtë rreziku për jetë edhe pse kanë marrë lëndime të rënda”, ka thënë Bytyqi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika