Aksident i rëndë në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, vdes një 80-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 4:50 në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” pranë fshatit Memëlisht

Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e hershëm të së hënës në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Mëmëlisht.

Një automjet i tipit “Mercedes Benz”, duke udhëtuar nga Qafë Thana në drejtim të Pogradecit, ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në anën tjetër të rrugës, duke përplasur një automjet “Citroen” me targa greke.

Përplasja ka shkaktuar vdekjen e një personi 80-vjeçar, i cili ishte në ulësen e pasagjerit të automjetit “Citroen”, si dhe plagosjen e drejtuesit të këtij automjeti.

Drejtuesi i automjetit të tipit “Benz” është shoqëruar në komisariatin e Pogradecit për të hetuar më tej rrethanat e aksidentit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se humbja e kontrollit mund të jetë ndikuar nga faktorë si shpejtësia e lartë dhe, sipas tyre, mund të ketë qenë i ndikuar edhe nga pagjumësia në ato momente.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika