Tre policë të lënduar në aksidentin në Stanovc të Vushtrrisë

Tre zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit në Stanovc të Vushtrrisë

Një veturë e policisë është rrokullisur në rrugën nacionale Mitrovicë-Vushtrri, rreth orës 21:00, ku si pasojë kanë mbetur tre zyrtarë policorë të lënduar.

Lajmin për RTV Dukagjini, e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, fshati Stanovc, një veturë policore e përfshirë. Si pasojë e aksidentit tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Zahiti.

Në disa pamje të siguruara nga RTV Dukagjini, shihet se një makinë është rrokullisur buzë rrugës.

Sipas Zahitit, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

No description available.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika