Dy vajza kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë, i cili ka ndodhur pasditen e së enjtes në Tiranë, te mbikalimi i Unazës së Madhe.
Sipas mediave në Shqipëri, tre të tjerë kanë përfunduar në spital, ku po marrin kujdes shëndetësor.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:05, kur shtetasi me iniciale Q.K. ka humbur drejtimin e mjetit, duke rënë nga mbikalimi mbi kofanon e një automjeti tjetër, raporton Top Channel.
Policia njofton se kanë humbur jetën dy shtetase vajza, ndërsa janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Q K., O. K., dhe K. R.