Aksident me fatalitet, 3 të rinj vdesin pasi bien në Liqenin e Badovcit

3 persona kanë vdekur pasi kanë rënë në liqenin e Badovcit, mrëmjen e së shtunës. Derisa dy viktima janë identifikuar, njëri nga ta ende jo. Nga zjarrëfiksit kanë treguar se si janë tërhequr trupat e viktimave, derisa kanë thënë se njëri nga ta kishte mbetur në veture

Pamje nga vendi i ngjarjes.

Derisa po udhëtoni në rrugën magjistrale Gjilan- Prishtinë, një veture në të cilën ishin tre të rinjë, ka përfunduar në liqenin e Badovcit.

Të tre këta persona kanë vdekur, ndërkohë që sipas policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 dhe vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngarjes.

Dy nga viktimat janë identifikuar ndërsa një tjetër ende jo.  

“Mbrëmë rreth orës 23:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave  e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”.

Largimin e trupave nga liqeni, fillimisht kishin tentuar të e bëjnë zjarrëfiksit.

“Vetura nuk është dok pasi që komplet vetura ishte e zhytr në ujë aty kanë qëlluar edhe peshkatarët edhe së bashku me ekipin e zjarrfikësve e kanë evidentuar se ku është vetura, menjëherë është ftuar edhe FSK-ja sepse ata e kanë ekipin e kërkim shpëtimit, edhe nxjerrjen e ujrave në thellësi, ekipet e zhytjes, ne e kemi evidentuar jemi munduar me tërheq por nuk kemi mundur, sepse kishte thellësi në ujë dhe skishim pamje sepse ishte e zhytyr e tëra, ka ardhur ekipet e FSK-së, i kanë marr paisjet… Menjehërë në vendin ku është evidentuar nga ekipi i peshkatarëve dhe zjarrëfiksave aty ishte e saksuar, e kane bërë sigurimin e peritmetrit dhe është evidentuar se aty është vetura dhe trupat e pajetë janë aty”, ka theksuar Malë Gashi – Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.

Komandanti i brigadës së zjarrëfikësve në Prishtinë, Mal Gashi tregon se njëri trup i viktimës ishtë tërhequr bashkë me veturën.

“Dy trupat e paajetë i kanë gjetur jashtë veturës, por që ishin afër veturës së zhytur në ujë, dhe një trup kishte mbet në veturë, për shkak të aksidentit që kishte pësuar vetura, ata dy trupat janë tërheqë ndërsa së bashku e kanë lidh ne së bashku me FSK-në, është tërhequr automjeti me trupin e pajetë, është nxjerr nga uji dhe keshtu trupat iu janë dorëzuar ekipeve mjekësore”, ka deklaruar Gashi.

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës përmes telefonit për televizionin Dukagjini kanë thënë se ende nuk i kanë kuptuar shkaqet që kanë quar deri në këtë aksident ndërkohë që hetimet vazhdojnë edhe më tutje.

Për këtë ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla i cili edhe u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes.
“Mbrëmë pas mesnatës në një vetaksident gjeten vdekjen tre të rinj, prej të cilëve dy tashmë janë identifikuar. Në vend të ngjarjes menjëherë pas aksidentit ka intervenuar Policia e Kosovës e cila me ndihmën e FSK-së dhe zjarrëfikësve ka nxjerrë veturën nga Liqeni i Badovcit dhe trupat e të ndjerëve. Aktualisht, ekspertët e fushës janë duke bërë hetime për shkakun e aksidentit. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe në këto momente të rënda për ta jemi në krah të tyre. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për vozitje të kujdesshme në mënyrë që të shmangim dhe të mos përsëriten aksidente të tilla”, ka theksuar ai.

Ngushllime familjarëve, i ka shprehur edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rma, e i cili ka shprehur mbështetjen për familjet në këto momente të vështira, e po ashtu edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika