Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në mbrëmje ka humbur jetën një person në një aksident trafiku në Drenas.
Në raportin e përditshëm të Policisë thuhet se aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave.
Tutje thuhet se viktima kishte humbur jetën në vendngjarje, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Shoferi tjetër është dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq policia po e heton rastin.
“Gllogoc 08.02.2023 – 20:10. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa drejtuesi i veturës tjetër mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”.