Aksident me fatalitet në Prishtinë, arrestohet ngasësja e makinës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në mesditë në afërsi të Ministrisë së Arsimit në Prishtinë. Një veturë dyshohet se i ka rënë semaforit dhe i njëjti pastaj ka goditur një qytetar, i cili ka pësuar me fatalitet. Policia ka konfirmuar se ngasësja është arrestuar, e prokuroria po kryen hetimet

Pamje pas aksidentit në Prishtinë ku mbeti i vdekur një person, 26 shkurt 2024.

Një aksident i rënd trafiku tronditi kryeqytetin mesditën e së hënës.

Një ngasëse makine dyshohet se humbi kontrollin, goditi semaforin që kur u rrëzua la të vdekur në vend një djalë të ri.

Lajmin e ka konfirmuar policia, që në vendngjarje ka dalur bashkë me ambulancën, prokurorinë e mjekësinë ligjore.

Drejtuesja e kësaj makine tashmë është arrestuar.

Policia e Kosovës thuhet se :Sot rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën  “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja automjetit është shoqëruar në stacion policor.

Nga ana tjetër me këtë rast po merret edhe Prokuroria e Shtetit.

Rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Rrezik i trafikut publik”.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka thënë se Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitë relevante. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku nga plagët e marra këmbësori ka ndërruar jetë. Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” (me fatalitet), derisa viktima do t’i nënshtrohet obduksionit në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria në koordinim me policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore, andaj për veprimet e tjera karshi këtij rasti do të njoftoheni me kohë.

Trupi i viktimës është tërhequr nga vendi i ngjarjes nga ana e Mjekësisë Ligjore, ndërsa pas veprimeve standarde të këtij institucioni, trupi do ti dorëzohet familjes.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika