Aksident mes autobusit dhe veturës në Klinë, lëndohen gjashtë persona

Gjatë kësaj të hënëje, në Gllarevë të Klinës ka ndodhur një aksident mes një autobusit dhe veturës ku janë lënduar gjashtë persona

Ilustrim

Në një aksident ku ishin të përfshirë një autobus dhe një veturë në Gllarevë të Klinës, janë lënduar gjashtë persona.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Të lënduarit janë transportuar për në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe po i zhvillon hetimet lidhur me rastin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika