Aksident mes katër veturave në Milloshevë, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, në fshatin Milloshevë

Pamje nga aksidenti në rrugën Prishtinë - Mitrovicë, 19 mars 2024.

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së martës në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, ku janë përshirë katër automjete.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për Dukagjinin se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Milloshevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë 4 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Sipas pamjeve të siguruara nga Dukagjini, dyshohet se është goditur shtylla elektrike.

Në vendngjarje është parë Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika