Pesë persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 12:00 si pasojë e një aksidenti në mes katër veturave në lëvizje dhe tre të tjera të parkuara në rrugën “B”, në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se me rastin po merret njësiti i trafikut në kryeqytet.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘B’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira shtatë automjete (4 prej tyre në lëvizje ndërsa 3 të parkuara).
Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, ka thënë Ahmeti.